Këngëtarët e njohur vëlla e motër, Arta Bajrami dhe Don Arbas, duket se kanë mbledhur sërish forcat për një bashkëpunim.
Ata kanë gati këngën e tyre më të re për publikun, e cila titullohet “Halita” dhe publikohet nesër (e diel).
Këtë e kanë bërë të ditur vet dyshja përmes disa fotografive në rrjetet sociale, ku kanë paralajmëruar publikimin e këtij bashkëpunimi.
Arta në një fotografi në Instagram, u shfaq mjaft provokuese me një fustan të bardhë, me dekoltenë e hapur, e që mesa duket do të jetë një nga skenat më ‘të nxehta’ të klipit të ri.
“Halita…?! Nesër premierë në YouTube”, shkroi këngëtarja e njohur në mbishkrimin e kësaj fotografie.
Ky bashkëpunim i suksesshëm vëlla e motër i pason këngës shumë të suksesshme që ata publikuan së bashku muaj më parë, “Pse mu”.
Balada “Pse mu” u publikua në maj dhe ka arritur një dëgjueshmëri të madhe, e cila tejkalon plot 1.3 milion klikime vetëm në kanalin YouTube