Aktorja Arta Nitaj të mërkurën bëri të ditur se ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
Ajo së fundmi në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin, ka folur për antarësimin e saj në politikë, duke thënë se nuk ka synime për ndonjë post.
“Dje e kam zyrtarizuar aderimin në PDK, por është me rëndësi të them se nuk kam synime për ndonjë post, është një antarësim i thjeshtë”, ka thënë Nitaj.
Aktorja, e cila u bë e njohur në serialin “O sa mirë”, tregon arsyen se përse zgjodhi të jetë pjesë e kësaj partie.
“E kam zgjedhur PDK-në pasi u ka dhënë hapësirë gjithnjë femrave, i vlerëson femrat dhe i jep hapësirë të tregojnë veten”, shton më tutje ajo.
Duke qenë se është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, Arta thotë se përmes tyre mund t’i shohin postimet që ajo bën rreth PDK-së.
“E kemi pasur fatin të jemi më të ndjekur dhe kjo na bën te kemi influencë te shoqëria.
“Në Instagram unë kam rreth 170 mijë folloëers dhe të paktën 10 mijë prej tyre mund të shohin punës e PDK-së përmes postimeve të mia”, thotë Nitaj.