Një urim që sot është dërguar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në drejtim të Kryeministrit Albin Kurti, ka nxitur reagime.
Është edhe subjekti politik opozitar, Lidhja Demokratike e cila këtë veprim e ka quajtur afërsi të paprecedent të Kushtetueses, njofton Klan Kosova.
Por, Klan Kosova ka siguruar dokumentet, në të cilat dëshmohet se nga kjo gjykatë janë dërguar urime edhe në të kaluarën, përfshirë edhe për zgjedhjen e Isa Mustafës, Kryeministër i Kosovës.
Urime në drejtim të krerëve institucionalë kanë shkuar sa këtë gjykatë e ka drejtuar Enver Hasani dhe më pastaj edhe Arta Rama-Hajrizi.
Këto janë dokumentet: