Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e sotme që do të mbahet për të kërkuar drejtësi për krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Në një postim në rrjetet sociale, Behrami ka shpërndarë një pankartë me mbishkrimin “Gati për protestë me këtë pankartë. Protestë kundër drejtësisë së rrëmbyer dhe të politizuar nga Jack Smith.”