Artan Grubi tallet me vizitën e Kurtit në Çair: A mos ka bo vaki najsend?

Prishtinë | 11 Gus 2023 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në një vizitë joformale dhe jozyrtare në Maqedoninë e Veriut. Kurti në pasditen e sotme mori pjesë në përurimin e rrugës me emrin “Adem Demaçi” në Çair të Shkupit, me ftesë të kryetarit të kësaj komunë, Visar Ganiut.

Në lidhje me inaugurimin ka folur një zyrtar i komunë së Çairit, Omer Bunjaku.

Bunjaku pritjen e Kurtit e vlerësoi si “zëri i qytetarëve”.

“Në Çair foli populli, shihemi të dielën në sheshin Skënderbe në 21:00” ka shkruar ai.

Në postimin e Bunjakut për viztën e Kurtit ka komentuar, zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Grubi me ironi ka pyetur nëse ka ndodhur ndonjë gjë.

“A mos ka bo vaki najsend”, ka shkruar Grubi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në një vizitë joformale dhe jozyrtare në Maqedoninë e Veri. Kurti në pasditen e sotme mori pjesë në përurimin e rrugës me emrin “Adem Demaçi” në Çair të Shku

Të ngjashme