Artan Hoxha: Si ia prishi Ervis Martinaj takimin elektoral të Ramës, mesazhi i koduar i kryeministrit

Prishtinë | 26 Sht 2022 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në Abc Live tha se autoritetet shqiptare duhet të merren me zbardhjen e të zhdukurve apo të krimeve të rënda dhe jo të bëjnë spektakël duke arrestuar mjekë live. Kjo deklaratë e tij vjen ndërkohë që as policia dhe as prokuroria nuk japin detaje në lidhje me fatin e Ervis Martinajt, kurse disa ditë më parë u arrestua me bujë të madhe mjeku Fitim Marku për ryshfet.

Hoxha foli edhe për një rast kur Ervis Martinaj i ka prishur një takim elektoral Ramës në Lezhë, për të cilin sipas tij kryeministri foli pasi u kthye nga andej.

“Një takim elektoral i kryeministrit në qarkun e Lezhës është sabotuar nga Ervis Martinaj dhe njerëzit e këtij të fundit. Kur u kthye, Rama foli për këtë incident duke theksuar se në ato makina që u kishin prishur takimin elektoral ishte drejtori i lojërave të fatit. Madje Rama shtoi: Ne dimë edhe targat, me të cilat lëvizni. Këto nuk i di regjimi, por i di patronazhimi”, tha Hoxha.

Të ngjashme