Hulumtuesi dhe ligjëruesi i fushës së politikës sociale, Artan Mustafa, po vlerëson se marrëveshja e cila pritet të firmoset më 18 mars, ka të mirat e saj, megjithatë e pranon se është njëra ndër ujditë më të këqija për Kosovën prej vitit 1999.
”Është interesant që pasi marrëveshja është ngjarja më e rëndësishme pas pavarësisë, nuk po shohim takim me sekretarin e shtetit ose presidentin amerikan etj. Mirëpo prapë se prapë është ‘critical juncture’, (kryqëzim kritik), është momenti më i rëndësishëm prej shpalljes së pavarësisë”.
”Është marrëveshje që duhet ta kalojë Kosova. Kjo marrëveshje, i ka disa anë të mira. Një ndër elementet; mua më pëlqen strategjia që është aplikuar, që me u marrë me asociacionin në kuadër të kësaj marrëveshjes së përgjithshme. Gjithashtu konfirmohet hapja e rrugës për në BE dhe NATO. Është kjo pakoja financiare, dhe më pëlqejnë shenjat e një sjelljeje më konstruktive, sepse është obligim i qeverive dhe liderëve me punu për paqe – mirëpo marrëveshja, është marrëveshja më e keqe për Kosovën prej ’99-ës”.
Siç tha ai në Rubikon, kjo meqë me këtë marrëveshje, Kosova, është duke krijuar autonomi, transmeton klankosova.tv.
”Është prit kushdo, që të ishte. Do të vinte momenti që Kosova duhet me dhanë tash diçka”.
”Pavarësisht si do t’i vendoset emri, Kosova, është duke kriju një entitet. Do të thotë i cili është autonomi, në terminologji shkencore”.
Pyetje: A është nivel i tretë i pushtetit?
”Kosova mbetet shtet unitar, mirëpo me një autonomi asimetrike brenda. Në një pjesë të territorit, por ndoshta në këtë rast përfshihen edhe komunat tjera, sepse në marrëveshjen e 2013-ës, ka njëfar aludimi që asociacioni përfshin vetëm këto katër komuna në veri. Në dy vende përmenden katër komuna në veri në marrëveshjen e 2013-ës. Brenda marrëveshjes thuhet ai komiteti menaxhues do përbëhet prej katër komuanve në very. Edhe komandanti policor rajonal do të jetë për këto katër komuna të veriut”.
”Pasi thuhet se juristi Mark Weller, është i përfshirë në dialogun aktual, ka një libër të edituar bashkë me Katherine Nobbs, që është botuar prej Pensilvania University Press në 2010 dhe ai e definon autonominë asimetrike në këtë formë ‘transferim i pushtetit, një minoritet e ka njëfar baze të kolektivit të pushtetit’ ”.