Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli do të mbajë një konferencë për media sot. Konferenca e paralajmëruar për në ora 13:00 do të mbahet siç thuhet në komunikatë, rreth paqartësive e sipas tyre edhe dezinformatave me sektorin e energjisë.
“Ministrja e Ekonomisë në detyrë, znj. Artane Rizvanolli, sot do të mbajë konferencë për media, ku do të adresojë çështjet rreth paqartësive e dezinformatave lidhur me sektorin e energjisë”, thuhet në komunikatën për media.