Mikel Arteta dëshiron t’i bëjë disa ndryshime në skuadrës e Arsenalit në këtë muaj.
Spanjolli ka marrë drejtimin e The Gunners javë më parë, derisa e di se klubi duhet t’i bëjë disa transferime.
Mediat në Angli raportojnë se Arteta e ka bërë prioritet transferimin e James Maddison nga rivali i Ligës Premier, Leicesteri.
Mesfushori ka kontratë me Dhelprat deri në vitin 2023, derisa për të kanë shprehur interesim shumë skuadra.
Manchester United dhe Chelsea janë po ashtu në garë për të, mirëpo ish-kampioni nuk e dëshiron shitjen e tij në këtë afat.
Kështu, Arsenali duhet të pres deri në verën e këtij viti për t’i marrë shërbimet e lojtarit, e që vlera e tij thuhet se është rreth 80 milionë euro.