Arteta konfirmon të ardhmen, pas spekulimeve se do të zëvendësojë Xavin te Barcelona

Prishtinë | 29 Jan 2024 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Mikel Arteta ka hedhur poshtë raportimet se do të largohet në fund të sezonit nga Arsenali, për të marrë drejtimin e Barcelonës.

Barça do të kërkojë një trajner të ri për sezonin e ardhshëm, pasi Xavi njoftoi se do të largohet verës.

Në mesin e emrave që u lidhen me pozitën e trajnerit te “Blaugranët” ishte edhe ai i Artetas.

Trajneri spanjoll ka reaguar pas këtyre lajmeve, duke i cilësuar si krejtësisht të rreme.

“Lajme krejtësisht të rreme. Nuk e di nga vjen. Është totalisht e pavërtetë. Jam vërtet i mërzitur për këtë.Nuk mund ta besoja. Asnjë burim, asgjë fare…”, tha fillimisht ai në një konferencë për shtyp.

“Duhet të jeni të kujdesshëm kur flisni për gjëra personale. Unë gjithmonë kam thënë krejtësisht të kundërtën. Kjo është arsyeja pse ndihem i mërzitur, këmbëngul se ndjej se jam në vendin e duhur”, deklaroi mes tjerash 41-vjeçari.

Mikel Arteta ka kontratë të vlefshme me Arsenalin deri në verën e vitit 2025.

Së fundmi është raportuar se ai do të rinovojë kontratën me “Topçinjtë”, por ende nuk ka asgjë zyrtare.

Të ngjashme