Arteta në Arsenal me rrogën e Emery

Prishtinë | 18 Dhj 2019 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Mikel Arteta është në cep të emërimit si menaxher i ardhshëm i Arsenalit.

Ai pritet që të fitojë ngjashëm sikur Unai Emery sa ishte në Emirates Stadium, shkruan Daily Mail.

Spanjolli kishte rrogën rreth pesë milionë funta, aq sa pritet që të marrë edhe bashkëkombësi i tij me t’u finalizuar marrëveshja.

Drejtori i Arsenal, Josh Kreonke, raportohet se është i gatshëm ta miratojë emërimin e Arteta në ditët në vijim dhe që ai t’i drejtojë Topçinjtë në ndeshjen e radhës në Premier League kundër Everton, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme