Ekonomia Online
FUNDIT

Arteta nuk përmbahet, spanjolli shpërtheu ndaj tre yjeve të Arsenalit në mes të ndeshjes me Napolin

Arteta nuk përmbahet, spanjolli shpërtheu ndaj tre yjeve të Arsenalit në mes të ndeshjes me Napolin

Mikel Arteta mbeti i tërbuar me tre prej lojtarëve të tij gjatë fitores së Arsenalit ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve. Pavarësisht dominimit dhe triumfit 1-0, trajneri spanjoll shprehu zemërimin e tij ndaj Kai Havertz, Noni Madueke dhe Christos Tzolis për mënyrën se si reaguan në fazën defensive. Arsenali vazhdoi startin perfekt të sezonit 2026/27, […]

Mikel Arteta mbeti i tërbuar me tre prej lojtarëve të tij gjatë fitores së Arsenalit ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve. Pavarësisht dominimit dhe triumfit 1-0, trajneri spanjoll shprehu zemërimin e tij ndaj Kai Havertz, Noni Madueke dhe Christos Tzolis për mënyrën se si reaguan në fazën defensive.

Arsenali vazhdoi startin perfekt të sezonit 2026/27, duke mposhtur me shumë vështirësi Napolin 1-0 në Ligën e Kampionëve.

Martin Odegaard ishte heroi i “Topçinjve”, duke shënuar golin e fitores në minutën e 75-të dhe duke i dhënë fund një ndeshjeje në të cilën londinezët kishin krijuar shumë raste.

Arsenali kishte kontrollin e lojës për pjesën më të madhe të takimit, por e pati të vështirë ta konkretizonte dominimin deri në momentin kur kapiteni Odegaard doli në skenë.

Me këtë fitore, Arsenali regjistroi suksesin e pestë radhazi në pesë ndeshjet e para të sezonit, duke konfirmuar ambiciet e larta të skuadrës edhe në Evropë.

Megjithatë, në minutat e fundit të ndeshjes, humori i Artetës ndryshoi plotësisht.

Trajneri spanjoll u pa duke reaguar me shumë zemërim në vijën anësore, pasi Havertz, Madueke dhe Tzolis nuk u kthyen në kohë për të ndihmuar në mbrojtje gjatë një kundërsulmi të rrezikshëm të Napolit.

Sipas komentatores së TNT Sports, Lucy Ward, Arteta ishte “jashtëzakonisht i zemëruar” me treshen për mënyrën se si po rikthehej në fazën defensive.

“Mikel Arteta ishte absolutisht i tërbuar në vijën anësore, sepse Havertz, Madueke dhe Tzolis nuk po riktheheshin pas atij aksioni”, deklaroi Ëard.

Në fund, Arsenali arriti ta përballojë presionin e vonshëm të Napolit, duke ruajtur portën e paprekur dhe duke marrë tri pikë të rëndësishme në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

Të ngjashme