Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta synon që të bëjë edhe disa transferime për ta përforcuar skuadrën e tij.
Sipas ish-mbrojtësit të Arsenalit, Lee Dixon, Arsenali po shpreson që t’i sigurojë shërbimet e Houssem Aouarit nga Lyoni, transmeton KOHA.
E gjithashtu “Topçinjtë” synojnë ta transferojë mesfushorin e Atletico Madridit, Thomas Partey.
Dixoni beson se këto marrëveshje do të arrihen para pesë tetorit, kur edhe mbyllet afati kalimtar veror.