Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), së bashku me projektin Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) – Swisscontact, kanë ndarë çmimet lidhur me artikujt e botuar pas punëtorisë dy-ditore me gazetarë të mbajtur në nëntor 2016.
Gazetarja Artinë Muçiqi nga portali “Periskopi”, ka marrë çmimin e parë për artikullin “fuqizimi i gruas në sektorin privat”, raporton Ekonomia Online.
U tha se qëllimi i këtij bashkëpunimi ka qenë rritja e vetëdijesimit dhe kapaciteteve të gazetarëve për rëndësinë e rolit të gruas në ekonominë e Kosovës.
Drejtoresha e Swisscontact për Kosovën, Sigrid Meijer tha se objektiva e këtyre aktiviteteve është që të rritet vetëdijesimi dhe fuqizimi për gratë në fuqinë punëtore.
“Synimi i këtyre aktiviteteve është që ne tu ofrojmë grave shërbime të ndryshme për tu lehtësuar atyre detyrimet që kanë brenda shtëpisë , përmes aktiviteteve të ndryshme për fëmijët dhe për vet gratë. Objektiv tjetër është rritja e vetëdijesimit dhe promovimit të grave në fuqizimin e ekonomisë së vendit, duke u ofruar atyre shembuj të ndryshëm. Edhe gjatë trinimit keni dëgjuar se bizneset që kanë më shumë diversitet të gjinive, kanë më shumë sukses. Shpresoj qe kjo teme të ju ketë pëlqyer, dhe në të ardhmen të bëhen me shume tema ne fuqizimi e gruas ne ekonominë e Kosovës”, përfundoi ajo.
Përfaqësuesi nga komisioni për përzgjedhjen e punimeve më të mira, Bekim Salihu, tha se këto shkrime kanë pasur qëllim largimin e bindjes që femra është e pa fuqishme.
“Shkrime të tilla janë të formatit ku tregohet rëndësia e fuqizimit të gruas dhe se qëllimi i tyre ka qenë largimi i bindjes se femra është e pafuqishme”
Ky ishte bashkëpunimi i dytë i AGK-së me Swisscontact në Kosovë përmes të cilit bëhen përpjekje që të ndikohet në ngritjen e raportimit të temave që lihen pas dore.