Artistët marrin pjesë në fushatën shtetërore kundër përdorimit të narkotikëve dhe sigurinë në shkolla

Prishtinë | 20 Gus 2019 | 18:51 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Task-Forcës Shtetërore për Anti Drog dhe Siguri në Shkolla, Avdullah Hasani, në një postim në Facebook ka njoftuar se në fushatën kundër përdorimit të narkotikëve dhe siguria në shkolla ndihmesë do të jepet edhe nga ana e artistëve dhe personalitetet tjera me influencë në vend.

“Fushatën shtetërore kundër përdorimit të narkotikëve dhe sigurisë në sistemin arsimor do ta bashkërendojmë edhe me artistët dhe personat tjerë me influencë në shoqërinë e Republikës tonë”, ka shkruar Hasani.

“Sot me artistin Fisnik Ademi u dakorduam për mënyrën e veprimit dhe formën se si do të participojë ai dhe kolegët e tij në fushatën kundër narkotikëve”, ka shkruar më tej ai në Facebook.

Të ngjashme