Në kuadër të Programit të Debatit dhe Edukimit, Galeria Kombëtare e Kosovës ka organizuar bisedë me artisten Rudina Xhaferi, raporton Ekonomia Online.
Artistja Xhaferi ka qenë pjesëmarrëse me veprat e saj në një performancë ku pas kësaj ekspozite ajo tha se do të na rrëfej për punën e saj, raporton Ekonomia Online.
Xhaferi gjatë këtij debati foli për karrierën e saj përgjatë këtyre viteve. Ajo se krijimtaria e saj ka filluar qysh 22 vjet më parë.
“Fillimisht po ju njoftoj se në mars bëhen 22 vjet të krijimtarisë time ku unë punoj dhe veproj si artiste e kostumografisë dhe skenografisë.
Artistja Xhaferi tha se këtë frymëzim e merr nga kryeqyteti i Prishtinës.
“Gjithë këtë frymëzim ma jep qyteti më kaotik në botë, kryeqyteti i Prishtinës. Në 2008 më ftuan me kriju një ekspozitë, në fillim më është duk shumë lluks. Dy muaj shkuan dhe nuk kisha asnjë ide për të kriju diçka të re, vetëm 1 javë para ekspozitës i kam përfundu punimet”, tha ajo.
Xhafer tregoi për periudhën ë fëmijërisë së saj se sa e rëndësishme ka qenë përkrahja e familjes pasi sipas saj ajo kishte rrezikuar të humbiste vitin nga profesori i fizikës për shkak të thonjve.
“Unë jam një vajzë që kam lind në një familje ku ka pas shumë harmoni dhe atmosferë, ku i është dhënë rëndësi gjithçkaje. Pjesë e rëndësishme është edhe shkollimi. Shkollën fillore dhe të mesme e kam përfunduar në shkolla shumë serioze, por për mua s’ka qenë e mjaftueshme . Asnjëherë nuk ju kam kundërvu arsimtarëve. Fillimisht eksperimentoja me veshje. Përpos veshjes kanë qenë shkarravitjet e para në thonj. Ajo që ka qenë shumë keq kur një profesorë ka dashtë me ma hup vitin shkaku i thonjve”, u shpreh Xhaferi, raporton EO.
Sipas saj, ligjërimi është dhunti ngase artistët e rinj janë një brumë shumë i madh që nuk vlerësohet puna e tyre.
“Për mu ligjërimi është dhunti e ki ose se ki, ti mundesh me qenë profesionist, por nëse me studentë nuk je i afërt ajo është e barabartë me zero. Nuk e keni idenë çfarë brumi kemi brenda dhe me çka po ballafaqohen ata kohëve të fundit”, u shpreh ajo.
Skulptorja Arjeta Miftari tha se si artiste është detyruar që ta fsheh artin e saj, por pavarësisht gjithë kësaj ajo tha se nuk duhet hequr dorë.
“ Edhe unë e kam pas të njëjtin problem se në skulpturë është dashtë mos me pas thonj dhe jam mundu me i fshehë, është mirë mos me hekë dorë se mundesh me mbërri gjithmonë, unë mundohna me i inkuraju të rinjtë që mos me heq dorë”, tha ajo.