Nathan Wyburn ka shfrytëzuar gjethet e thara të pemëve, që të imitojë në një kopsht të Londrës, kryeveprën e Leonardo Da Vinçit “Mona Lisën”.
Nëpërmjet pajisjes për fryrje, ai përhapi masën sipas nevojës, për t’i vënë më pas si duhet, që të krijoi portretin e famshëm, transmeton Telegrafi.
“Po vjen vjeshta, andaj desha që t’ju kujtojë të gjithëve, se si duhet mbajtur kopshtin në top formë. Por, pas realizimit të imazhit i kam mbledhur gjethet”, ka thënë Wyburn.
Mënyra si e realizoi punimin, iu ka pëlqyer shumë shfrytëzuesve të rrjeteve sociale, të cilën e shpërndanë videon me shpejtësi.
“Nuk i mungon as buzëqeshja misterioze”, ka shkruar një komentues, derisa analizonte detajet punimit.
https://www.youtube.com/watch?v=9jwX1xPDXOA