Artistja serbe ripërpunon hitin “Gajde” të Dhurata Dorës dhe Elvana Gjatës (VIDEO)

Prishtinë | 09 Tet 2022 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Yjet e muzikës shqiptare po vazhdojnë të frymëzojnë artistët serbë.

Kësisoj, së fundmi kënga “Gajde”, të cilën e sollën në bashkëpunim dyshja e famshme, Dhurata Dora e Elvana Gjata është ripërpunuar nga këngëtarja serbo-malazeze, Ksenia Knezevic.

Artistja, e cila e famshme u bë nga të qenit pjesë e grupit “Hurricane”, e ka publikuar videoklipin e këngës, të titulluar “Hir”, shkruan Klankosova.tv.

Nuk bëhet fjalë për një kopjim, pasi që kënga e publikuar në kanalin zyrtar të Ksenias në YouTube, përmban të gjitha të drejtat autoriale të blera nga producentët kosovarë.

Kjo nuk është hera e parë që një këngë e artistëve shqiptarë, ripërpunohet dhe bëhet hit në trojet serbofolëse.

Muaj më parë, këngëtarja mjaft e kërkuar e momentit në Serbi, Tea Tairovic, kishte publikuar këngën “Dubai”, e cila ishte ripërpunim i këngës “Leje” nga Ronela Hajati dhe Klement.

“Dubai” ishte mes hiteve më të dëgjuara në Serbi dhe ka arritur të grumbullojë afro 15 milionë klikime në YouTube, ndonëse u publikua bashkë me disa këngë të tjera si pjesë e albumit “Balkanija” të Tairovicit .

Të ngjashme