Bleona Qereti ka pushton faqen rozë të gazetës sportive spanjolle “AS”.
Në rubrikën e përditshme “La chica de AS” ka gjetur vend imazhi i këngëtares seksi me disa prej fotove të saj më provokuese.
“Bleona është një këngëtare shqiptare, rezidente në SHBA, por që ndjek me vëmendje zhvillimet e aktualitetit të vendit të saj”, shkruante gazeta, në artikullin që e ka titulluar “Bleona, krenaria e Shqipërisë”.
Ndër të tjerash bukuroshja shqiptare pohon se ndihet shumë krenare për arritjen e Kombëtares së Shqipërisë në evropianin e futbollit, i cili u zhvillua këtë vit në shtetin francez.
Më poshtë gjeni disa nga fotot e publikuara në “AS”: