As Grenellin nuk po e tundon Albin Kurti, lëre më Trampin

Prishtinë | 13 Nën 2024 | 14:24 | Nga Behxhet Shala

Grenelli është engjëll krahasuar me……:

Në Amerikë përfunduan zgjedhjet ashtu si pata shkruar në gazetën ” Epoka e Re ” , Trampi ishte si Barcelona , Harris si Reali , pra Barcelona e shkërmoqi  Realin me rezultat 4 me 1. Ashtu edhe Trampi bëri diferencën me vota elektorale , fitoi votat popullore , e fitoi shumicën në Senat sikur që vetëm 4 vota e ndajnë nga shumica në Dhomën e Përfaqësuesve apo Kongres . Realisht , Kamala Harris sipas rregullave tona zgjedhore nuk e kaloi pragun . Sikur Nisma në zgjedhjet e fundit kurse Trampi i fitoi  të gjitha , sikur LVV në zgjedhjet e fundit . Forcat politike që deklarohen si të djathta në Kosovë e që prejardhjen politike por edhe veprimin e kanë të majtë iu gëzuan fitores së Trampit kurse Pacolli , nga aeroporti i Marecit fluturoi në Mar a Lago në Florida për të festuar këtë fitore . Natyrisht ,  u takua edhe me Ilon Musk për ndonjë investim në të ardhmën. Sigurisht se këtë investim material , profesional dhe intelektual , Pacolli do ta përdorë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë për t’ u bërë pjesë e Kuvendit . Nuk kam asnjë dyshim se do të bëhet. Fitores së Trampit i janë gëzuar Sali Berisha dhe Ilir Meta,  i pari me shpresë se do të denongratizohet ( do i hiqet non grata ) dhe Meta se do ta ndërrojë ambientin e banimit , nga 313 , burgu në Tirana,  te hoteli i Lul Morinës apo , për t’ u bërë pak më modest dhe popullor , te Gjiri i Lalëzit. Gjasat për këtë janë si të Muços që shkonte pas daive të dashit . Fitorja e Trampit ua ka pasuruar fjalorin fyes ndaj SPAK – ut dhe Xhorxh Sorosit . Nuk do të vepronin kështu po të kurseheshin nga SPAK dhe po të merrnin lekë nga plakushi Xhorxh.

Po në Kosovë , a pati hidhërim apo gëzim:

LVV votoi për Harris dhe kundër Trampit. Opozita ishte me Trampin duke shpresuar se do ua heqë qafe Kurtin dhe elitën e tij intekektuale që janë Dimal Basha , Halil Thaçi , Mef  Bajçina , Pambuke Kullashki , Cube Drejtësia , Rozafa Majmali , Hajnrullah Çeko , Xhelal Stupci , Artan Dizelli ,  Ben Hajni dhe të tjerët , numri i të cilëve nuk është i vogël. Në fakt , përbëjnë shumicën absolute. Dimali është si Baba Vanga i LVV – së , i parasheh gjërat në Amerikë me një saktësi të pabesueshme sikur që parapau se Harris do të fitojë bindshëm në zgjedhjet në……Kurdistan.   I gjori Dimal , djalë I mirë sa nuk e ka shoqin por  se nuk sheh politikisht më larg se hunda. Madje as aq .

Shpresat e opozitës , te qoket e Grenellit : Opozita e mendon Grenellin si gogol për Kurtin duke harruar se Trampi prenë dhe qepë për të gjithë , krejtësisht sipas masës të përcaktuar nga vet ai  e jo përmasave trupore të klientelës. Duket se kësaj radhe një Tramp më i pjekur politikisht ka vendosur ta lë Grenellin lakuriq sa i përket fuqisë së ndikimit dhe vendimmarrjes politike. Grenellin eventualisht mund ta përdorë për punë jo shumë apo aspak të pastërta. Kosova duket se nuk paraqet asnjë interes për administratën Tramp 2 . Administrata Tramp 2 ka më shumë interes te Serbia , pa asnjë dyshim .  Serbia ofron lithium,  ka nënshkruar marrëveshje miliarda dollarë për energji me Amerikën , mundëson investime miliarda euro nga Kushner , dhëndër i Trampit , në Serbi , shërben si urë lidhëse me Rusinë , Iranin,  Indinë dhe Kinën etj. Kosova nuk ofron asgjë që u përmend më lartë përveç trurit të Dimalit , Mefit , Pambuke Kullashkit , Cube Drejtësisë , Xhelal stupcbejzbollit , Rozetës së Himalajeve , Halil Cefalusit , Pecit të Vogël , Donika Shvarcvaldit  etj.margaritarë të dijes dhe pionierë të Inteligjencës Artizanale ,shkallë më e avancuar se ajo artificiale.

Po Albini , si dhe sa do të përfitonte nga Grenell :

Nëse dikush realisht do të përfitonte nga faktorizimi i Grenell , ai,   pa asnjë dyshim do të ishte Albin Kurti përmes riviktimizimit. Herën e parë , Grenell dhe opozita e papërgjegjshme që e rrëzuan në kohën e pandemisë,  ia siguruan Kurtit 51 përqind të votave. Albin Kurti e ka çështje të mbijetesës politike , pse jo edhe fizike , konfrontimin me administratën Tramp 2 duke e konsideruar si xhoker pikërisht Riçard Grenellin . Për Albinin , një telefonatë me Trampin apo Rubion do të ishte si një bisedë me Zotin vet , pavarësisht përmbajtjes së bisedës. Për Albinin situata më e rëndë do të bëhej nëse as nuk do të riviktimizohej nga Grenell e as nuk do të telefonohej nga Tramp ose Rubio , do të mbetej në situatë duke pritur Godonë . Mendoj ashtu do të ndodhë . Albinin mund ta forcojë brenda Kosovës kryeneçësia e opozitës së papjekur politike të Kosovës , në vend të shrytëzojë njëqindmijë penallti që ia mundëson pozita , këta luajnë me karta blof, në antiamerikanizmin e Albinit dhe me këtë vetëm e rrisin.  Albini , në planin ndërkombëtar  është i mbaruar , sikur Sholci që iku për lesh.  Në planin ndërkombëtar Albini po e luan ruletin rus me Marrëveshjen e Brukselit  dhe aneksin e Ohrit , marrëveshje që brutalisht e shkërdhenë pavarësinë e Kosovës dhe sovranitetin policor. Marrëveshje që e defaktorizon Gjykatën Kushtetuese në favor të arbitrazhit. Terr Abazoviqi , përmes Kishës Ortodokse e ktheu Serbinë në Mal të Zi  , Albin Kurti me Marrēveshjen e Brukselit e shndërron Kishën Ortodokse serbe në Kosovë  , në shtet brenda shtetit. Serbëve iu siguron autonomi politike dhe territoriale. E përjashton njohjen reciproke . Dhe që puna të bëhet m.t , Albin Kurti më shumë angazhohet për realizimin e kësaj marrëveshjeje , se që ishte angazhuar Ismail Qemali për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë ! I ndihmuar nga ” këshilltarët ” përfitues , filojugosllavi i dëshmuar , Veton Surroi dhe mercenari Marc Weller.   Dhe nga një ” diplomate ” skajshmërisht e hendikepuar profesionalisht , Donika Shvarc .  Këto duhet të jenë argumente për opozitën e jo ” antiamerikanizmi ” i  Kurtit. Nëse opozita i mirëpërdorë   këto argumente , Kurti nuk i fiton as 30 përqind të votave kurse PDK dhe LDK nuk janë nën 24 përqind , AAK – NISMA nën 9 përqind e as Lidhja për Familjen nën 5 përqind. Në këto rrethana LVV ka gjasa të mos jetë partia e parë. Nëse opozita i mëshon lahutës duke madhëruar Grenellin apo shpreson se administrata Tramp 2 do të votojë për ta se janë burra të mirë , do ta fitojnë të trashët e Surlës apo , në vend të mishit për zgarë do t’i përdorin daitë e dashit të Muços.  Ta shohim ! Koha po ecën shpejt !

Të ngjashme