Përkundër kritikave, Trump do të vizitojë vendet ku ndodhën të shtënat masive Presidenti amerikan Donald Trump do të vizitojë vendet e të shtënave masive në Ohio dhe Texas përkundër paralajmërimeve se ai nuk do të jetë i mirëpritur.
Sulmet në Dayton dhe El Paso lanë 31 persona të vdekur.
Presidenti Trump foli për racizmin dhe urrejtjen pas sulmeve, por është akuzuar për nxitjen e të njëjtave ndjenja që ai kërkoi të dënonte.
Kongresmenja demokratike që përfaqëson El Pason tha se nuk do ta takonte atë, duke i kërkuar që të kuptonte se fjalët e tij “kanë pasoja”.
“Unë nuk pranoj të bashkohem pa një dialog në lidhje me dhimbjen që fjalët dhe veprimet e tij raciste dhe urrejtëse që i kanë shkaktuar komunitetit dhe vendit tonë” ka shkruar Veronica Escobar në Twitter, raporton BBC.
Të shtënat në El Paso po trajtohen si një krim i mundshëm i urrejtjes.
Pjesa më e madhe e qytetit identifikohen si hispanik dhe latin dhe i dyshuari mendohet se është autori i një teksti të postuar në internet i cili thoshte “ky sulm është një përgjigje ndaj pushtimit hispanik të Teksasit”.
Kryetabashkiaku republikan i El Pasos, Dee Margo tha se ishte “detyra e tij zyrtare” të mirëpres Trumpin, por shtoi se “do të vazhdojë t’i sfidojë deklaratat e dëmshme dhe të pasakta të bëra në lidhje me El Pason”.