Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u pyet sot nëse partia e tij do të dërgojë mandatarin për kryeministër te presidentja, por ai u përgjigj shkurt, duke thënë se vendimi pritet të merret në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të dielën, raporton Ekonomia Online.
“Kemi mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të dielën,” tha Kurti.
Ai këto deklarata i bëri në ditën e dytë të Konferencës Ndërkombëtare për Administratë Publike – KosovaPAR2025.
As para disa ditësh, Kurti nuk kishte komentuar për këtë çështje, duke e lënë të paqartë qëndrimin e Vetëvendosjes rreth hapave të ardhshëm për formimin e Qeverisë.
“Për këtë temë flasim në Prishtinë, këtu jemi në Suharekë për stadiumin e ri,” kishte thënë ai, duke shmangur pyetjet politike dhe duke theksuar qëllimin e vizitës në Suharekë.
