Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancën e së enjtes, kanë votuar për të përzgjedhur dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Në rundin e dytë të votimit morën pjesë 97 deputetë, por dy nga votat ishin të pavlefshme.
Albert Vediu mblodhi 60 vota, Bardh Vokshi – 52 vota dhe Ertur Maloku – 32 vota.
Asnjëri nga kandidatët nuk ka arritur të marrë vota të mjaftueshme për t’u bërë anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe konkursi duhet të përsëritet.