As nuk jemi krejt, as nuk jemi drejt

Prishtinë | 21 Jan 2021 | 17:48 | Nga Donjeta Demolli

Boshti vertikal i drejtësisë së Vetëvendosjes i vendosë pjestarët e shoqnisë në hierarki morale e cila si konstrukt shoqnor ka qenë historikisht përjashtuese ndaj grupeve minoritare shoqërore.

Vizioni i Vetëvendosjes si nji përmbledhje e të gjithë të tjerëve, në maje maje e ka Liderin si zavendësim i Zotit në këtë botë. Për ironi, emri i partisë në nivelin nominal thërret për shpërfillje ndaj normës dominante, boshtit vertikal…pra Vetëvendos!

Ku janë grupet shoqnore që nuk kategorizohen si ecës të drejtë? A e di Kurti që ‘straight’ janë heteroseksualët si seksualitet historikisht ‘i moralshëm’? A e di Kurti që drejtësia ka korrelacion të fortë me mazhorancën? Kah t’ia mbathin romët në vizionin e Kurtit?

Për ironi, ish-Presidenti i Amerikës (atje qoftë!) të cilit dje iu dha lamtumira politike (shpresojmë!) i thoshte Clintonit “crooked”. Domethanë shtremajkë!

Qasja moralizuese na rikthen trauma, simos ne grave, e na vendosë në pozitë të pamundur: s’bën me veshë miniq – por s’bën as me u mbulu; s’bën me folë – por s’bën as me shujtë…

Në anën tjetër ‘morali’ si kategori dalluese i mbivendoset, e jorrallë herë i anulon, kompetencën dhe profesionalizmin si armë të Lëvizjes kundër korrupcionit. Fiks si në qeverisjen e kaluar ku drejtuesit e bordeve u caktuan apriori në bazë të moralit të presupozuar. Moralit të instancës.

Tash që ka qëllu pandemia, kandidatët e Lëvizjes mund ta përdorin edhe dezinfektuesin si simbol eliminues i mikrobeve morale të krejt neve që s’qëndrojmë gatitu në batalion.

Urime!

Thank you for coming to my tedtalk!

Të ngjashme