As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme, Spanja heq kufizimet për shqiptarët

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Në një njoftim të Tirana International Airport lajmërohet se janë hequr të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Spanjë.

As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska, raporton TCh.

Njoftimi nga TIA:

Spanja ✈

📌 Hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Spanjë.

📌 As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.
Hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Spanjë.
📌 Ju lutem vetëm të plotësoni Formularin e Kontrollit Shëndetësor (FCS), të cilin mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://ëëë.spth.gob.es/create (individ)

https://ëëë.spth.gob.es/create-group (grup/familje)

📌 Nëse 14 ditët e fundit keni vizituar vende të tjera përpara udhëtimit në Spanjë, ju duhet patjeter PCR i 48 orëve të fundit, vaksinat e miratuara nga EMA apo OBSH, apo vërtetim i autoriteteve shëndetësore që e keni kaluar Covid 19.

Të ngjashme