As Zlatan Elek nga Lista Serbe nuk i merr votat për nënkryetar të Kuvendit

Prishtinë | 10 Tet 2025 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i radhës i Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, deputeti Zlatan Elek, nuk i mori votat e mjaftueshme për këtë post. Ai mori 9 vota për, 52 kundër dhe 41 abstenime, raporton Ekonomia Online.

Votat s’i mori as në raundin e dytë e të tretë.

Me këtë rast, Elek është ezauruar si kandidat, dhe kryetari i Kuvendit Dimal Basha ka kërkuar nga Lista Serbe që të propozojë një kandidat të ri.

Të ngjashme