Asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arbër Vokrri, ka reaguar pas dështimit të votimit për president ditën e djeshme.
Vokrri ka thurur vargje ndaj deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, i cili gjatë ditës së djeshme ka thënë se është në Pogradec dhe se nuk punon ditëve të vikendit, njofton Klan Kosova.
“Kuvend, o vënt i bekuar
Prite prite bacin Xhavit
Që po vjen si pëllumb i shkruar
Të votojë për president”, ka shkruar, Vokrri.
Kujtojmë se mbrëmë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dje i ka bërë ftesë publike Xhavit Halitit që të marrë pjesë në votim në seancë për presidentit që do të vazhdoj sot me fillim nga ora 17:00.
Gjatë ditës së djeshme ka dështuar dy herë radhazi votimi për president për shkak të mungesës së kourumit.