Policia e Kosovës sërish trokiti në derën e asambliesti i Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës Berat Lahu.
Ai ishte kërkuar nga Policiaa edhe në mars të këtij viti në lidhur me rastin e njohur si “Brezovica”.
Dyshimet për Lahun lidhen me pozitën paraprake që Lahu e kishte në menaxhimin e rrjetit energjetik.
Lahu kishte deklaruar për media se nuk di pse po kërkohet nga policia kur nuk ka punuar asnjëherë në pushtetin qendror dhe lokal.
“Jo, unë e kam parë lajmin ashtu siç e keni pa ju, nuk kam aspak informata. Unë nuk gjendem në Kosovë, nuk e di çka mundet me pas ndërtime në Brezovicë me mu unë asnjëherë skam punuar në institucione qendrore as lokale as nuk jam marrë me ndërtimtari. Është e pakuptimtë që mu ndërlidh emri jem me këtë çështje”, tha Lahu.
Lahu pranoi se ka qenë zyrtar në KEDS.
“Nuk mundet me qenë asnjë e lidhur me ndërtime për shkak se KEDS furnizon me energji çdo konsumator që bën kërkesë dhe plotëson kriteret. Nuk mundet me pas ndonjë lidhje në atë aspekt sidomos në rastin e Brezovicës sepse ne e dimë jemi në ngjarje çka po ndodh dhe është e pakuptimtë se qysh mundet mu ndërlidh kjo s’ka kurrfarë logjike”, ishte shprehur ai.
Por sot Berat Lahu është arrestuar bashkë me gjastë persona të tjerë: Gani Berisha, Sami Sinani, Labinot Vitia, Gëzim Sinani, Shukri Shabani, Bajram Gashani dhe Salih Sinani.
Prokuroria ka njoftuar se të dyshuarit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh nën dyshimet se kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” , “Fajdeja” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.
Mësohet se deri më tani janë duke u sekuestruar sende të luajtshme si kompjuterë, laptopë, USB, telefona, para, armë dhe vetura në vlerë të konsiderueshme.
Ndaj personave të dyshuar, Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, pritet të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.