Asambleisti Munib Durguti aderon në PDK

Prishtinë | 27 Gus 2019 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Partisë Demokratike të Kosovës i është bashkuar juristi dhe asambleisti i Kuvendit Komunal në Rahovec, Munib Durguti, i cili rrjedh nga një familje e mirë, e shquar dhe atdhetare.

Kryetari i PDK-së në Rahovec, Idriz Vehapi, i uroi mirëseardhje në PDK duke e cilësuar si familjen më të madhe politike në komunë dhe në mbarë vendin!

“Munib Durguti është një figurë e vlefshme për PDK-në dhe komunën e Rahovecit, pasi vetëm me njerëz të ndershëm dhe punëtorë, mund t’i kontribuojmë të mirës së përgjithshme. Munibit i urojmë sukses në rrugëtimin tonë të përbashkët! Na priftë e mbara!”, thuhet në komunikatën e dërguar për medie.

Të ngjashme