Asamblisti i LVV-së në Rahovec aderon në AAK

| 13 Shk 2023 | 20:33 | Nga

Asamblisti i Kuvendit Komunal në Rahovec nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sinan Kryeziu, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në këtë Komunë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i AAK-së në Rahovec, njëkohësisht kryetar i kësaj komune, Smajl Latifi.“Sinan Kryeziu, master i juridikut, drejtimi Kushtetues Administrativ, i angazhuar si një aktivist në shërbim të qytetarëve, i zgjedhur prej tyre anëtar (asamblist) i Kuvendit Komunal në Rahovec, deri tash ka qenë pjesë e grupit të këshilltarëve nga VV, e nga sot është pjesë e AAK-së”, ka shkruar Latifi në llogarinë e tij në Facebook.Postimi i plotë i Latifit:

Sinan Kryeziu, master i juridikut, drejtimi Kushtetues Administrativ, i angazhuar si një aktivist në shërbim të qytetarëve, i zgjedhur prej tyre anëtar (asamblist) i Kuvendit Komunal në Rahovec, deri tash ka qenë pjesë e grupit të këshilltarëve nga VV, e nga sot është pjesë e AAK-së.

Përkushtimi i madh dhe rezultatet tona konkrete dhe të vazhdueshme në qeverisje komunale, rrisin dhe forcojnë besimin teçdo qytetar e aktivist që është i përcaktuar t’i shërbejë interesit të përgjithshëm publik.

Të ngjashme