Asamblistja e VV-së i bashkohet PDK-së: Nënkryetarja e Prishtinës: Ardhsh si vera Berna

Prishtinë | 21 Qer 2023 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Pasi përmes një postimi në Facebook nënkryetarja e Prishtinës nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu njoftoi se PDK-së po i bashkohet një asambleiste.

Berna Saraçi, asambleiste nga Lëvizja Vetëvendosje iu bashkua ekipit të PDK-së në Kryeqytet.

Me këtë kalim të Saraçit në krahun e PDK përsëri në Kuvendin Komunal shumicën e merr koalicioni LDK – PDK.

Shkrimi i plotë:

Ardhsh si vera Berna

Prej sot, ekipi i PDK-së në Prishtinë përfaqësohet edhe me një super grua në Kuvendin Komunal. Berna Saraçi do të vazhdojë të shërbejë si këshilltare komunale për të nxitur punë edhe më të mirë në Kryeqytet.

Ndihem jashtëzakonisht e plotësuar kur si ekip shohim se si vizioni “Prishtina na bashkon” po jetësohet natyrshëm e me vullnet çdo ditë e më shumë. Prishtina na bëri bashkë në qeverisje fillimisht për projekte konkrete në arsim, shërbime publike, zhvillim rural, kulturë e sport, por që më pas u zgjerua në një frymë që veçse po lulëzon. Bashkë, pa fjalë shumë, me punë e përkushtim të sinqertë – ashtu sikurse edhe e kishim dëshiruar nga fillimi.

Prishtinë, faleminderit që na bashkove!

Të ngjashme