Sulmuesi i Real Madridit, Marco Asensio, ka mohuar spekulimet që e lidhin edhe me Liverpoolin.
22-vjeçari është aktualisht pjesë e Përfaqësueses së Spanjës në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” dhe ka thënë se të ardhmen e tij do ta vendos pas Botërorit.
“Natyrisht që është diçka e krijuar në media, por nuk do të flas rreth saj tani”, ka thënë Asensio i cituar nga Diario AS.
“Kur do të përfundojë Botërori, atëherë do të jetë koha për të folur për gjëra të tilla, për të ardhmen time”.
“Aktualisht jam i fokusuar të paraqitem mirë në Botëror me kombëtaren dhe jo me klubin”, shtoi ai.
Kontrata e Asensios në Bernabeu përfundon në vitin 2023 dhe ai ka një klauzolë prej 700 milionë euro.
Sulmuesi spanjoll iu bashkua Realit në vitin 2014 nga Mallorca për tre milionë euro. /Telegrafi/