Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi nëpërmjet një postimi në Facebook ka denoncuar zvarritjen e punës në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.
Ajo ka thënë se asfallti është “avulluar”.
Krasniqi është shprehur se sipas njoftimit të Aliut, punimet tashmë do duhej kishin nisur.
“Nuk ka lëvizur asnjë gurë”, ka thënë Krasniqi.
Ky është postimi i saj i plotë:
Përveç vajit e grurit, me gjasë edhe asfallti është “avulluar” nga Ministria e Infrastrukturës. Mjerisht pasojat e keqqeverisjes po i vuajnë qytetarët ne kolonat kilometërshe në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, në të cilën sipas njoftimit të ministrit Aliu, tashmë do duhej nisur punimet, por jo. Nuk ka lëvizur asnjë gurë😒