Komuna e Ferizajt ka përmbyllur sot edhe një cikël të investimeve në qytet me asfaltimin e 4 rrugicave të cilat lehtësojë qasjen e qytetarëve për ne qendër, por edhe me magjistralen Prishtinë-Ferizaj meqë ndodhen në degëzimin e rrugës “Astrit Bytyçi”.
Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu me këtë rast deklaroi se përpjekjet e pushtetit për të ndihmuar qytetarët në secilën mënyrë do të jenë të vazhdueshme.
“Kjo më së shumti flet për përkushtimin tonë, atë që vazhdueshëm e kemi thënë, që kthimin e parasë publike ta bëjmë në zonat urbane, respektivisht rëndësinë që ne i japim zonave urbane respektivisht përfundimit të infrastrukturës që ka të bëjë me këto zona”.
“Pra sot jemi këtu siç ishim ditëve të kaluara, por edhe ditëve në vijim kryesisht në zonat urbane normalisht pa i anashkaluar edhe zonat tjera, por theksi apo vëmendje jonë është e përqendruar në zonat urbane në mënyrë që përfundimisht të hapim cikël të ri të investimeve, duke përmbyllur ciklin e investimeve kapitale”.
“Edhe sot po e mbyllim ciklin e investimeve ne këto katër rrugë të qytetit që lidhen me rrugën “Astrit Bytyçi”, dhe ju e dini që ne më herët kemi përfunduar një projekt që ka filluar në vitin 2013 në rrugën “Astrit Bytyçi” dhe ja sot po bashkëngjisim degë, apo rrugica që janë pjesë e kësaj rrugë dhe kësaj lagjeje”, ka thënë kryetari Aliu.
Aliu, shtoi se punë të tilla infrastrukturore falë motit të mirë po realizohen edhe në disa pjesë të Ferizajt në qytet dhe nëpër fshatra të cilat do të vazhdojnë edhe më tutje për të përmbushur planifikimet e qeverisë lokale.
Ndërkaq edhe banorë të kësaj pjese ku po kruhen punimet thanë asfalti ka qenë shumë i nevojshëm për ta. Bëhet e ditur se kostoja e këtyre investimeve në rrugicat e qytetit në Ferizaj ka një kosto rreth 60 mijë euro.