Asfaltohen rrugët në dy fshatra të Malishevës

Prishtinë | 12 Dhj 2018 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore në vendbanimet e Komunës së Malishevës, sot janë asfaltuar rrugët në fshatrat Lladrovc dhe Tërpezë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Asfaltimin e katër rrugëve në këto dy fshatra, e ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është takuar edhe me banorët e lagjeve, rrugët e cilave janë asfaltuar, transmeton Koha.net.

“Ne jo thjeshtë që po kryejmë një obligim në raport me juve, por jemi duke e bërë të pamundurën që infrastruktura të jetë e rregulluar në çdo vendbanim dhe në çdo lagje, në mënyrë që të gjithë banorët të kenë mundësi më të mira për të lëvizur, e sidomos në fshatrat e largëta”, tha Berisha, gjatë vizitës në këto fshatra. “Në raport me fshatrat më të largëta dhe më të thella, kemi më shumë obligim, pasi rregullimi i infrastrukturës, do të thotë krijim i kushteve për banorët, për të qëndruar në këto fshatra”.

Përndryshe, sot janë asfaltuar dy rrugë në fshatin Tërpezë, dhe dy rrugë në lagjet Bibaj dhe Balaj në Lladrovc.

Berisha, gjithashtu sot ka vizituar edhe fshatin Burim, ku janë duke u hapur dhe po përgatiten për asfaltim edhe katër rrugë, tri brenda fshatit dhe një rrugë tjetër që lidhë fshatin me rrugët kryesore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme