Asfaltohet rruga 1.5 kilometërshe Zaskok- Manastirc

Prishtinë | 06 Gus 2019 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Trasea e gjatë 1.5 kilometra që lidh Zaskokun me Manastircin dhe zona të tjera me hyrje në rrugën “Zeqë Rama” nga sot ka një pamje krejtësisht të re. Kjo si rrjedhojë e vendosmërisë së qeverisjes Aliu për të finalizuar infrastrukturën rrugore në segmentet kyçe dhe arteriet kryesore që lidhin lokalitete të ndryshme në territorin e Ferizajt. Makineri e rëndë moderne dhe punë precize e sipas standardeve më të larta të ndërtimit të rrugëve ishte ajo që panë në inspektim, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu dhe drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.

Ky i fundit tha se ky asfaltim por edhe të tjera që do të ndodhin këto ditë në këtë zonë po realizohen në kuadër të projektit të unazës së jashtme.

“Në kuadër të projektit të unazës së jashtme së lidhjes në fshatin Zaskok, sot po asfaltojmë një pjesë të segmentit të rrugës Zaskok-Manastirc, pjesë e cila nuk ka qenë problematike dhe nuk kemi pasur telashe me pronat. Ne sot po asfaltojmë këtë segment, bëhet fjalë për një gjatësi 1.5 kilometërshe, me këtë asfaltim ne po përfundojmë problematikën e qytetarëve që ka qenë në këtë zonë, me pluhur dhe baltë për 3 vite me radhë” konkludoi drejtori Bytyqi i cili njëkohësisht inkurajoi qytetarët e kësaj zonë dhe të tjerave ku shtrihet ky projekt që të bashkërendojnë procedurat e shpronësimit me Komunën në mënyrë që të shmanget bllokimi i realizimit të këtij projekti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme