Asfaltohet rruga 3 kilometërshe që lidh fshatrat Mirash dhe Cërnillë

Prishtinë | 22 Nën 2019 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Banorët e fshatrave Mirash dhe Cërrnillë i janë gëzuar sot asfaltimit dhe rregullimit të rrugës e cila lidh këto dy fshatra e cila qenë në gjendje të keqe deri më tani. Autoritetet komunale të prirë nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu kanë ndjekur nga afër punimet që po bëheshin sot falë kushteve të mira atmosferike për asfaltim dhe janë shprehur të kënaqur që edhe një nevojë jetike e banorëve të kësaj ane pra qarkullimi më i lehtë po plotësohet me realizimin e këtij projekti.

Kurse drejtori i Infrastrukturës në qeverinë lokale të Ferizajt, Arbër Bytyqi ka potencuar se sot po vendoset shtresa e parë, ndërsa pas disa kohësh do të vendoset edhe shtresa e dytë për ta bërë sa më të qëndrueshëm këtë projekt infrastrukturor duke shpjeguar se ky segment do të lidhet edhe me pjesë të tjera të fshatit Mirash.

“Sot jemi në rrugën që lidh fshatin Cërrnillë dhe Mirash pas përfundimit të punimeve nëntokësore sot po bëjmë asfaltimin e shtresës së parë, pasi ky segment i rrugës do t’i ketë dy shtresa të asfaltit. Bëhet fjalë për një gjatësi rreth 3 kilometra gjerësia e rrugës do të jetë 6 metra. Pas përfundimit të asfaltimit të shtresës së parë po shpresojmë që kushtet atmosferike t’i kemi në favorin tonë dhe gjatë ditëve në vijim të asfaltojmë edhe shtresën e dytë. Përveç kësaj pas përfundimit të asfaltimit do të vazhdojë edhe asfaltimi në rrugën kryesore në fshatin Mirash në lagjen e “Hashanevë”, në pjesën ku ka pasur telashe me pronat dhe besoj që më përfundimisht të përfundojë edhe ky projekt për asfaltimin e rrugës kryesore në Mirash”.

Ndërsa vet banorët që jetojnë në këtë mjedis thonë se e kishin të vështirë të përballeshin me baltë e pluhur deri në ditët e sotme.

Plaku Xhemajl Grainca tregon se shumë herë ka intervenuar vet që rruga të jetë e kalueshme sepse frekuentohet mjaft nga banorët dhe nga veturat.

“Tash vërtet është rregulluar mirë se unë vet kam intervenuar dy tri herë për me hap me kamionë e me zhavor por kot, pa asfalt nuk bënte.Tash është bërë shumë mirë” tha banori i fshatit Cërrnillë, Xhemajl Grainca.

Mësohet se asfaltimi i segmentit të rrugës që lidh fshatrat Mirash dhe Cërrnillë është pjesë e projektit i cili po realizohet si bashkëfinancim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe ka një kosto rreth 1 milionë e 200 mijë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme