Asfaltohet rruga 5 km që lidh Sazlinë, Papazin dhe Prelezin e Muhaxherëve në Ferizaj

Prishtinë | 15 Kor 2019 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Hovi i investimeve kapitale në infrastrukturën rrugore nuk ka të ndalur në të gjithë territorin e komunës sonë. Sot, makineri të rënda zunë vend në linjën rrugore që lidh fshatrat Sazli dhe Papaz me dalje në Prelez të Muhaxherëve, për asfaltimin e këtij rruge me rëndësi strategjike për komunikimin mes një grupi fshatrash që lidh ky projekt.

Kjo vepër e jashtëzakonshme infrastrukturore që ka vlerën e mbi 1 milionë eurove shtrin trupin e saj në një gjatësi rrugore prej mbi 5 kilometra dhe gjerësi të rrugës prej 6 metrash, investim ky që u mirëprit nga banorët e kësaj zone, duke lehtësuar jashtëzakonisht shumë qarkullimin e tyre dhe zhvillimin e përgjithshëm të këtyre lokaliteteve.

Qeverisja lokale e udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu është në vlugun e projektimit dhe realizimit të projekteve në dobi të drejtpërdrejt të qytetarëve, duke përfshirë por jo kufizuar në projekte infrastrukturore, tejet të nevojshme për zhvillimin e gjithëmbarshëm anekënd territorit të Ferizajt.

Image may contain: sky, cloud, outdoor and nature
Image may contain: sky, outdoor and nature
Image may contain: cloud, sky, outdoor and nature
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme