Asfaltohet rruga e fshatit Burrnik

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Banorët e fshatit Burrnik që nga dita e sotme më nuk do ta kenë problemin e rrugës së tyre, për shkak të asaj që pikërisht sot është bërë asfaltimi i rrugës. Nga afër punimet në këtë rrugë i ka përcjellur drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, së bashku më mbikëqyrësen e këtij projektit Leonora Zeqiri.

Me këtë rast drejtori Arbër Bytyqi, këtë projekt e ka cilësuar si njërin ndër projektet më madhore që po realizohet në fshatin Burrnik e që lidh edhe fshatrat tjera për rreth siç janë Gaçka e Gremja.

“Jemi në fshatin Burrnik, ku po bëjmë asfaltimin e rrugës kryesore të këtij fshatit. Është projekt i rëndësishëm për banorët e fshatit Burrnik pasi do t’ju mundësojë atyre një jetë më të mirë gjatë sezonës së dimrit, po ashtu edhe gjatë verës dhe kjo do të ndikoj direkt në përmirësimin jetës së tyre”, ka thënë drejtori Bytyqi.

Asfaltimit të kësaj rrugë i janë gëzuar pa masë edhe banorët e këtij lokaliteti. Thanë se ky projekt është njëri ndër projektet më të rëndësishme që nga paslufta në këtë fshat.

U bë e ditur se kjo rrugë ka një gjatësi prej 10 kilometra dhe me gjerësi prej 6 metrave. Vlera e këtij projekti kap shumën 1.4 milion euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme