Asfaltohet rruga “Zenun Beqa” në Lagjen e Re në Ferizaj

Prishtinë | 02 Kor 2019 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Territori i Ferizajt, çdo ditë po ndryshon me realizimin e projekteve të ndryshme infrastrukturore. Ndonëse vapë e madhe, makineri të rënda për rregullimin dhe asfaltimin e rrugëve kishin zënë hapësirë në rrugën “Zenun Beqa”, arterie kjo e rëndësishme e lidhjes së kësaj zone të qytetit me ndër rrugët kryesore të qytetit, rrugën “Vëllezërit Gërvalla”. Për të parë nga afër punimet që po realizohen në këtë pjesë të qytetit, doli i pari i infrastrukturës në Ferizaj, Arbër Bytyqi.

Ai tha se ky projekt infrastrukturor bashkëfinancim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, nisi me informacionin dhe shqetësimin e qytetarëve se furnizimi me ujë të pijshëm në këtë zonë bëhet përmes tubave të azbestit, çka nxiti zgjerimin e këtij projekti edhe në asfaltimin e rrugëve në këtë zonë.

“Ky si projekt ka filluar në bazë të kërkesave të qytetarëve nga viti i kaluar, pasi që morëm informatat se në këtë zonë kemi furnizim të ujit të pijshëm me gypa të azbestit dhe ne morëm me shqetësim këtë çështje dhe menjëherë filluar të gjenim alternativat për fillimin e punimeve në mënyrë që të ndërrohet ky gyp i azbestit në mënyrë që qytetarët të kësaj zone të kenë furnizim cilësor me ujë të pijshëm. Në kuadër të gjetjes së fondit ne filluam me bashkëpunimet edhe me ministritë e linjës, gjegjësisht në kuadër të bashkëpunimit me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, ne siguruam fondin prej 77,000.00 eurove për përfundimin e këtij projekti, fonde të cilat nuk ishin të mjaftueshme për përfundimin e këtij projekti në tërësi, pasi që punimet në infrastrukturën nëntokësore, gjegjësisht ndërrimi i gypit nënkuptonte edhe prishjen e rrugës në këtë lagje. Në kuadër të saj, ne nënshkruam një marrëveshje me MAPL që do të bashkëfinanconim një projekt pasi që vetëm ndërrimi i gypit në këtë zonë do të kishte një vlerë të caktuar për këtë projekt dhe nënshkruam marrëveshjen në 2018-tën për përfundimin e këtij projekti, vlera e këtij projekti, arriti në 144,000.00 euro sipas paramasës së atëhershme. Sot, po asfaltojmë rrugën “Zenun Beqa” në Lagjen e Re dhe do të vazhdojmë edhe në rrugica tjera që kanë mbetur në kuadër të këtij projekti siç është rruga “Lidhja e Prizrenit” dhe disa rrugica që janë në kuadër të këtij projekti. Vlera e kontratës së këtij projekti është rreth 133,000 euro e nënshkruar me operatorin ekonomik, sot po asfaltojmë shtresën e parë të rrugës “Zenun Beqa” dhe ditëve në vijim do të asfaltohet edhe shtresa e dytë” tha drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme