Asfaltohet segmenti rrugor Gërlic -Varosh, e cila do të jetë një hyrje moderne për në Ferizaj nga ana e Shkupit

Prishtinë | 06 Dhj 2019 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Falë kushteve të mira atmosferike në këtë fillim dhjetor, sot ka filluar të asfaltohet një pjesë e segmentit rrugor që lidh fshatrat Varosh dhe Gërlic, por që njëkohësisht shërben edhe si hyrje për në Ferizaj nga ana e Shkupit.

Për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në këtë vendpunishte, pasditen e sotme ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, i cili u shpreh i kënaqur që edhe kjo pjesë pas përfundimit të punimeve do të jetë njëra nga hyrjet moderne për në qendrën e Ferizajt.
Ai tha se ky projekt po trajtohet me përkushtim të veçantë nga autoritetet komunale dhe nga kompania që po i zhvillon punimet, duke theksuar se kjo rrugë është zgjeruar në tri korsi dhe do të jetë e gjerë 18 metra.

Të ngjashme