Në fshatin Krushë të Madhe në Rahovec janë konfiskuar dhe asgjësuar mbi 1 mijë bilë kanabis sativa.
Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës.“Njësitet policore të DHTN-së në bashkëpunim me njësitet policore, në tri lokacione brenda fshatit kanë gjetur dhe konfiskuar rreth 1000 bimë Kanabis Sativa me gjatësi prej 30-180 cm. Në konsultim me prokurorin, bimët janë asgjësuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.