Asgjësohen 26 ton mish, AUVK publikon pamjet

Prishtinë | 02 Gus 2024 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Nën mbikëqyrjen e autoriteteve të kontrollit kufitar MIK bashkë me ATK, u asgjësua ngarkesa prej 26. 022 kg mish.

Sipas Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ngarkesa e cila ishte refuzuar me datë 23 Korrik, për shkak të mos ruajtjes në kushte adekuate gjatë transportit. Në pamundësi të kthimit në vendin e origjinës.

“Operatori ekonomik ka paraqitur kërkesë për asgjësimin e mallit. Duke respektuar procedurat AUV pranon kërkesën për asgjësim. Ngarkesa e bllombuar dhe nën kontroll të autoriteteve është sjell nga porti i Durrësit në Prishtinë. E njëjta direkt përmes kompanisë se licencuar të mbeturinave është shkatërruar dhe asgjësuar në deponin e mbeturinave në Mirash Obiliq”, thuhet një njoftim.

Asgjësimi është realizuar duke u respektuar kushtet për shkatërrim të mallrave në vend-lokacion të caktuar për mbeturina. I gjithë procesi është zhvilluar me prezencën e zyrtareve shtetërorë.

Të ngjashme