Asgjësohen 530 bimë kanabisi në Kavajë të Shqipërisë, arrestohet një person

Prishtinë | 30 Kor 2024 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Një 61-vjeçar është arrestuar nga policia e Kavajës, pasi që dyshohet se është përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike

Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Bardhorë, u gjetën të kultivuara 530 bimë narkotike, kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Nga kontrolli në terren u konstatua se bimët narkotike ujiteshin me një tub që ishte lidhur në mënyrë të paligjshme me linjën e ujit të pijshëm.

Të ngjashme