Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) bën të ditur se janë asgjësuar 25 610 kg produkte ushqimore dhe higjienike nga agjencitë që funksionojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK) Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës dhe AUV.
Mallrat e ndaluar dhe sekuestruar kanë tentuar të futen ilegalisht ne territorin e Kosovës.
Sipas AUV-së, këto mallra në momentin e ndalimit nuk kanë poseduar dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim brenda vendit.
“Inspektorët kanë konstatuar se mallrave u mungon dokumentacioni, i cili garanton sigurinë, cilësinë dhe kualitetin e produkteve”.
“Produktet kanë qenë pa çertifikata shëndetësore, certifikata e origjinës dhe dokumentacioni tjetër përcjellës. Përveç dokumentacionit, kushtet e ruajtjes dhe transportit nuk kanë qen adekuate sipas standardeve.
Bazuar në këto mangësi është vendosur qe kjo sasi e produkteve ushqimore dhe higjienike të asgjësohet për të pamundësuar daljen e tyre në treg ku do të rrezikohej shëndeti i qytetareve”, thuhet në njoftim.
Asgjësimi është kryer nën mbikëqyrjen e inspektorëve të agjencive në kuadër të MIK-ut, në depon e mbeturinave në Mirash Obiliq.