Akademia e Shkencave dhe Arteve (AShAK) ka mbajtur konferencën shkencore ndërkombëtare: Studime për shqiptarët në Francë, raporton Ekonomia Online.
Akademik Mehmet Kraja ka thënë se gjatë këtyre dy vjetëve kemi kaluar periudhë të vështirë për shkak të pandemisë.
Përderisa kur foli për konferencën tha se kjo është e katërta me radhë ku do të lexohen rreth 200 kumtesa të përmbledhura në katër libra.
“Shpresojmë se fazën e vështirë e kemi lënë prapa dhe kjo konferencë të shërbejë kthim në rrjedha normale”.
“Kjo konferenca është e katërta për shqiptarët. Në të katër konferencat do të lexohen rreth 200 kumtesa të përmbledhura në katër libra”.
Akademik Skënder Gjinushi, tha se mision kryesor i akademive ishte zhvillimi në aspektin shkencor, kontribut për të cilin dha edhe shkolla franceze, raporton EO.
“Akademitë tona kanë pasur mision kryesor zhvillimin shkencor. Shkolla franceze është nga më të hershmet”.
Akademik Muhamet Kullashi, tha se historia e shqiptarëve në Francë është përcjell me ngjarje dramatike.
“Zbulimi i shqiptare të Kosovës në Franca do të realizohet ndërmjet ballafaqimit me ngjarje dramatike. Është fjala për analiza të thella që nxjerrin në shesh peshën e ngjarjeve. Mendoj se disa intelektualë nuk arrijnë t’i kuptojnë ngjarjet që kanë ndodhur në Jugosllavi”.
“Duke u nisur nga Kosova Lëvizja serbe kishte marrë hovin e vet. Autorët thonë se shfrytëzimi për qëllime politike duhet të analizohet si i tillë”.