Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (AShAK) ka publikuar leksikonin me tri vëllime për vendbanimet në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Profesoresha Justina Shiroka-Pula tha që ky leksikon është një vepër kapitale me vlerë shumë të madhe shkencore.
“Akademik Hivzi Islami me këtë vepër ka angazhuar një numër të madh profesionistësh, gjeografë e ekspertë dhe prandaj dhe ky leksikon është një vepër kapitale me vlerë të madhe shkencore”.
Recensenti i këtij libri, Anton Berishaj, tha se ky leksikon ka të përfshirë hulumtim nga shumë figura historike të shquara.
“Akademia e Shkencave ka publikuar një projekt i cili është i përfshirë nga shumë figura historike të shquara, në këtë projekt ka hulumtim që të nxjerr të dhënat të detajizuara”, tha Berisha.
Tutje ai tha që të dhënat në këtë punim janë sistemuar dhe janë realizuar në tersi.
“Popullarizimi i punimeve shkencore të këtyre vendbanimeve në këtë leksikon objektivat e ideatorëve janë realizuar në tersi”, tha tutje ai
Autori i këtij leksikoni, Hivzi Islami gjatë këtij përurimi tha se këto vëllim përfshijnë shumë vendbanime urbane dhe rurale, raporton EO.
“Doli në dritë botimi i tri vëllimeve, dhe me sot vëllime këto që përmbajnë në vete vendbanimet urbane dhe rurale të Kosovës, vëllime që janë me shumë faqe dhe me shumë vendbanime”, tha Islami.
Vëllimi i parë përfshin 13 qendra urbane; vëllimi i dytë përfshin 737 vendbanime rurale dhe vëllimi i tretë 694 vendbanime rurale.