Shefi i kabinetit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Vela, shkruan se sikurse presidenti i Rusisë, njëjtë edhe ai i Serbisë, po grumbullon retorikë lufte kundër fqinjëve, referuar pretendimeve të Vuçiqit se Kosova ka plane për të dëbuar serbët.
”Ashtu si Putini i #Rusit, Vuçiq i #Serbisë po grumbullon retorikë lufte kundër fqinjëve.
Ashtu si Putini, Vuçiç është i vetmi kryetar shteti në rajonin tonë që kërcënon veprime ushtarake kundër fqinjëve.
Ashtu si Putini, ai do të sanksionohet për rrezikimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”.
❗️Like #Russia’s Putin, #Serbia’s Vučić is stocking war rhetoric against neighbors.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) March 29, 2022
Like Putin, Vučić is the only head of state in our region that’s threatening military action against neighbors.
Like Putin, he shld be sanctioned for endangering peace & stability in the region. pic.twitter.com/KDlhWWsWbW