ASK: Fillon Trajnimi i Mbikëqyrësve për Regjistrimin e Popullsisë

Prishtinë | 18 Mar 2024 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sipas planifikimeve të saj, ka filluar sot me trajnimin e
Mbikëqyrësve për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024).

ASK-ja ka angazhuar mbi 100 trajnerë dhe staf tjetër mbështetës, si dhe me mbështetje të
komunave për kryerjen me sukses të trajnimeve me mbikëqyrës. Trajnimet janë duke u mbajtur
në shtatë (7) qendrat Rajonale të Kosovës.

Trajnimi do të jetë 5 ditor dhe do ta ketë pjesën teorike dhe praktike, ku do t’i jepet rëndësi e
madhe pjesës praktike dhe përdorimit të sistemit për mbledhjen e të dhënave.

Sipas informatave nga terreni trajnimet janë duke u zhvilluar normalisht.

Mbikëqyrësit janë një hallkë e rëndësishme e këtij procesi, si për bartjen e njohurive tek
Regjistruesit, ashtu edhe për kontrollimin e kualitetit të të dhënave dhe mbulueshmërisë në
terren.

Të ngjashme