Ekonomia Online
FUNDIT

ASK-ja prezantoi raportet tematike nga Regjistrimi i Popullsisë 2024

ASK-ja prezantoi raportet tematike nga Regjistrimi i Popullsisë 2024

Agjencia e Statistikave të Kosovës prezantoi raportet tematike nga Regjistrimi iPopullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2024 në një punëtori, ku morën pjesë përfaqësues të komunave të Kosovë, të ministrive të linjës, Policisë së Kosovës dhe UNFPA-së. Po ashtu, të pranishëm ishin edhe ekspertët ndërkombëtarë, të angazhuar për analizën e rezultateve. Drejtori ekzekutiv i ASK-së, Avni […]

Agjencia e Statistikave të Kosovës prezantoi raportet tematike nga Regjistrimi i
Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2024 në një punëtori, ku morën pjesë përfaqësues të komunave të Kosovë, të ministrive të linjës, Policisë së Kosovës dhe UNFPA-së. Po ashtu, të pranishëm ishin edhe ekspertët ndërkombëtarë, të angazhuar për analizën e rezultateve.

Drejtori ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati, duke falënderuar stafin e ASK-së, të gjitha komunat, Policinë e Kosovës dhe akterët e tjerë për Republika e Kosovës, tha se falë angazhimit të madh dhe punës intensive të stafit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), rezultatet e para filluan të publikohen që nga dhjetori i vitit 2024- vetëm gjashtë muaj pas përfundimit të procesit të regjistrimit në terren.

Qëllimi i këtij takimi ishte se pavarësisht publikimit të disa të dhënave përfundimtare, ASK-ja po
vazhdon të marrë kërkesa të shumta, pothuajse në baza ditore, për të dhëna më të detajuara nga
Regjistrimi i Popullsisë 2024.

Në këtë kontekst, ASK-ja ka planifikuar të organizojë disa takime me përdoruesit e të dhënave, me qëllim krijimin e një dialogu të hapur dhe të drejtpërdrejtë.

Përmes këtyre takimeve, ASK-ja synon të sigurohet që të dhënat e Regjistrimit të jenë të qasshme dhe të përshtatura sa më mirë me nevojat e përdoruesve, duke mundësuar kështu përdorimin e tyre efektiv dhe të informuar në vendimmarrje dhe analiza të ndryshme.

Kastrati foli edhe për metodologjinë e Regjistrimit (ReKos2024) dhe sigurinë e të dhënave, duke potencuar përfitimet kryesore të aplikimit të teknologjisë informative (përmirësimin e cilësisë dhe saktësisë së të dhënave, Shpejtësisë dhe efikasitetit në përpunimin dhe analizën e të dhënave, si dhe rritjen e transparencës dhe besueshmërisë së rezultateve) si dhe për publikimin e të dhënave specifike sipas kërkesave që mund të kenë komunat dhe institucionet e tjera.

Gjatë kësaj punëtorie u prezantuan: “Të dhënat demografike sipas komunave” dhe “Të dhënat për
Banesat dhe Ndërtesat në Kosovë sipas Komunave” nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive
Familjare dhe Banesave (ReKos2024).

Po ashtu, u prezantua edhe Platforma ASKData (https://askdata.rks-gov.net) dhe mënyra se si
qytetarët, komunat dhe institucionet mund të qasen në të dhënat e Regjistrimit, ku u morën shembuj
konkretë të përdorimit të të dhënave në nivel komune dhe vendbanimi, përfshirë analizën e
ndryshimeve demografike ndër vite dhe strukturën e popullsisë sipas moshës dhe gjinisë.
Gjatë punëtorisë u zhvillua edhe një diskutim i hapur me pjesëmarrësit.

Të ngjashme